trinë
Appearance
TRINË f.
- 1. Thurimë me purteka ose me kashtë, që shërben për të nderë gjëra të ndryshme mbi të; thurje e rrallë me thupra të holla, mbi të cilën rrihen me shkop kallinjtë e misrit, për t'i shkoqur. Trinë druri (kashte). Trinë për të tharë fiqtë (drithin). I thajnë kumbullat në trinë. E rrahin misrin në trinë.
- 2. Derë e vogël e thurur me thupra a me degë, që shërben për të mbyllur vathën ose ndonjë shteg tjetër kalimi; thurje me thupra për të rrethuar diçka. Trina e kopshtit (e gardhit, e vathës). I rrethuan pemët me trina.
- 3. shih LES/Ë, ~A I 1. I shkrifërojnë (e rrafshojnë) tokën me trinë.
- 4. Argsh. E kaloi lumin me trinë.
- 5. Pjesa e sipërme e dorës, shpina e dorës; kurrizi i këmbës. Trina e këmbës. Fshiu buzët me trinën e dorës.
- U bë trinë keq. u deh keq, u bë tapë.