Jump to content

trill

Nga Wiktionary

TRILL m.

  • 1. Dëshirë që i lind dikujt papritur, mendim i çuditshëm që i hipën befas në kokë; dëshirë për të bërë a për të pasur diçka jo të domosdoshme, kërkesë e rastit që dikush dëshiron ta plotësojë patjetër; tekë. Trill i çuditshëm. Fëmijë plot trille. Nuk ia plotëson trillet. Ia njohin trillet. Hoqi dorë nga trillet.
  • 2. fig. Diçka e papritur, e veçantë, e rastësishme dhe e çuditshme, tekë; diçka e papritur dhe e papëlqyer, lojë. Trillet e natyrës.
  • 3. kryes. Fluturim i zogjve me dredha të shumta e të papritura. Trillet e zogjve. Bënin trille.
  • I kërceu trilli dikujt i hipi inati, i kërceu damari, i hipën të vetat.