Jump to content

tresh

Nga Wiktionary

TRESH m.

  • 1. Sasia që shënohet me këtë shifër. Shumëzoj treshin me pesë. Heq një nga treshi.
  • 2. Send a njeri, që shënohet me shifrën tre; Treshi i mbrojtjes. sport. Hedh treshin (në letra). Treshi gjuajti dhe bëri kosh. sport.
  • 3. Nota 3 në sistemin e vlerësimit të dijeve me pesë nota në shkollë. Mori tre. I vuri tresh.
  • 4. vjet. Pare e vjetër turke prej bakri, që vlente tre grosh. Çiraku merrte një tresh në javë.
  • 5. Lojë që bëhet nga dy lojtarë, të cilët vendosin dhe lëvizin nga tre gurë mbi një katrorë të ndarë kryq në katër katrorë më të vegjël. Luanin treshin.
  • Rregulla e treshit mat. Rregull për llogaritjen e një madhësie të panjohur, duke nisur nga tri ose pesë a më shumë madhësi të tjera të njohura, që kanë ndërmjet tyre përpjesëtim të drejtë a të zhdrejtë.

TRESH mb.

  • 1. Që bëhet nga tre njerëz, nga tri qenie, nga tri gjëra etj. Celulë treshe. Prizë treshe. Strofë treshe. let. strofë me tre vargje.
  • 2. Që nxë tri njësi të caktuara. Xhezve treshe, xhezve për tre filxhanë kafe.

TRESH ndajf.

  • Në tri pjesë; tri herë. E ndau resh. E palosi tresh. E preu më tresh.