trentë

Nga Wiktionary

TRENTË mb.

  • 1. Që ka luajtur mendsh, që është prishur nga mendtë, i shkallua; i çmendur nga gëzimi, nga mërzia e madhe etj.; që është zemëruar keqas, i tërbuar. Njeri i trentë.
  • 2. I egër, i papërmbajtur, i tërbuar (për kafshët). Kalë i trentë. Pelë e trentë.
  • 3. I paarsyeshëm, që nuk synon për të mirë. Synime të trenta. Hamendje të trenta. Punë të trenta. Me qëllime të trenta.