trembem

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TREMBEM vetv.

  • 1. Më hyn frika menjëherë e në mënyrë të papritur, ndiej frikë; frikësohem, më zë frika përpara një rreziku, një kërcënimi etj. U tremb në gjumë. U tremb kot. Mos u tremb! Nuk u trembet vështirësive. Trembët nga zhurmat.
  • 2. Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, kam shumë merak për të, nuk jam i qetë, kam frikë se mos...; ia kam frikën dikujt, druhem. Trembej shumë për të birin. Trembej se mos u ndodhte ndonjë e keqe fëmijëve. I trembej atij.
  • 3. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) fig. Më ikën, më largohet diçka (nga një shqetësim, nga frika etj.). M'u tremb gjumi. Iu tremb qumështi lopës.
  • 4. Pës. e TREMB.
  • Iu tremb (i ngriu, iu pre) gjaku shih te GJAK,~U I. S'i trembet (s'i fiket) syri nuk ka frikë fare, nuk do t'ia dijë prej askujt, është trim i madh. Nuk trembet ariu (arusha) me shoshë fj. u. shih te SHOSH/Ë,~A. S'trembet ujku nga mushkonjat fj. u. shih tek UJK,~U I.