trembëdhjetë

Nga Wiktionary

TREMBËDHJETË num. them.

  • 1. Numri që vjen menjëherë pas dymbëdhjetës dhe që shënon një sasi të barabartë me dymbëdhjetë edhe një. Trembëdhjetë veta (burra, gra). Trembëdhjetë ditë (javë, muaj). Trembëdhjetë lekë.
  • 2. përd. num. rresht. I trembëdhjetë. Dhoma (kabina) trembëdhjetë. Numri trembëdhjetë. Në orën trembëdhjetë. Në faqen trembëdhjetë.

TREMBËDHJETË num. rresht.

  • 1. Që i përgjigjet numrit trembëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e trembëdhjetë. Ditën trembëdhjetë.
  • 2. përd. em. f. Një nga të trembëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e trembëdhjeta.
  • 3. përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. Doli i trembëdhjeti.