tregues

Nga Wiktionary

TREGUES m.

  • 1. Tipar i veçantë ose anë e caktuar që merret si shenjë dalluese e prodhimit, e shfrytëzimit etj. në një punë; një nga llojet e prodhimeve që bëhen gjatë një pune, nënndarje, artikull i veçantë, zë. Treguesit cilësorë (sasiorë). Tregues financiar (ekonomik). Treguesit e punës. Tregues në natyrë. Tregues në vlerë. Plotësimi i planit në të gjithë treguesit.
  • 2. Ajo që na lejon të gjykojmë për ecurinë dhe zhvillimin e një pune a të diçkaje tjetër brenda një kohe të caktuar; shprehje, zakonisht me shifra ose me përqindje, që pasqyron gjendjen e një pune. Tregues kryesor (real, i kënaqshëm, i qartë). Tregues i ulët. Treguesi i zhvillimit (i përparimit). Treguesi i rritjes së mirëqenies. Treguesi i nivelit të jetesës.
  • 3. mat. Numër që vihet sipër e më të djathtë të një numri tjetër të dhënë dhe që shërben për të treguar se sa herë duhet të shumëzohet numri i dhënë me veten e tij; eksponent. Tregues pozitiv (negativ). Tregues zero. Treguesi i fuqisë. Treguesi i rrënjës.
  • 4. Listë emrash, çështjesh, temash etj. me rend alfabetik ose me rend tjetër, që vihet në fund të një libri ose në skedarët e një biblioteke; pasqyrë alfabetike e pajisur me shënime; libër informues. Tregues alfabetik (tematik). Tregues bibliografik. Tregues tematik. Treguesi i emrave. Treguesi i lëndës.
  • 5. Tabelë me shenja të posaçme ose gur, që vihet anës rrugëve automobilistike; për të treguar drejtimin e qarkullimit ose numrin e kilometrave. Treguesi i kilometrave.
  • 6. Vegël, aparat etj., që tregon diçka; shigjetë e lëvizshme zakonisht mbi një fushë të shkallëzuar, që mat një forcë, në sasi etj. ose që tregon drejtimin e një lëvizjeje. Treguesi i drejtimit. Treguesi i vajit (i karburantit). Treguesi i shtypjes (i trysnisë). Treguesi i shpejtësisë.

TREGUES mb.

  • Që përdoret për të treguar diçka. Gishti tregues gishti i dytë i dorës, që ndodhet midis gishtit të madh dhe atij të mesmit. Shigjetë (gjilpërë) treguese. Shenja treguese.