tregtar
Appearance
TREGTAR m.
- Ai që merret me tregti dhe nxjerr fitime prej saj pjesëtar i shtresës së pasur shoqërore, që siguron fitime e vë pasuri me anë të tregtisë (në vendet ku zhvillohet tregtia private). Tregtar i vogël (i madh, i pasur). Tregtar shëtitës. Tregtar stofrash (lëkurash). Tregtar skllevërish.
TREGTAR mb.
- 1. Që ka të bëjë me tregtinë, që lidhet me tregtinë; që i përket tregtisë, i tregtisë. Marrëveshje tregtare. Kapitali tregtar. Bilanci tregtar. Lidhje tregtare. Kulturë tregtare.
- 2. Që merret me tregti; që i shërben tregtisë a që merret me punët e saj. Anije (flotë) tregtare. Ndërmarrje (organizatë) tregtare. Njësi tregtare. Qendër (bazë) tregtare. Teknikum tregtar shkollë e mesme profesionale, që përgatit punonjës të tregtisë. Delegacion tregtar. Këshilltar (atashe) tregtar.
- Tregtar flamurësh shih te FLAMUR,~I.