treçerekëshe
Appearance
TREÇEREKËSHE f.
- 1. Pallto zakonisht grash, e shkurtër afërsisht një pëllëmbë përmbi gju, nën të cilën duket një pjesë e fundit a e fustanit. Treçerekëshe e trashë. Treçerekëshe e zezë.
- 2. Enë që nxë tri të katërtat e një mase (të okës, të litrit etj.). E mati me treçerekëshe.
- 3. si mb. Që ka tre çerekë të një të tëre; që nxë tri të katërtat e një mase. Hënë treçerekëshe. Copë treçerekëshe. Enë treçerekëshe.