Jump to content

trazoj

Nga Wiktionary

TRAZOJ kal.

  • 1. E përziej diçka me dorë a me ndonjë mjet tjetër, zakonisht kur e ziej në zjarr, kur e hedh në një lëng për ta tretur, kur dua ta kthej nga ana tjetër ose ta shpërndaj etj. Trazoj gjellën (qumështin). Trazoj sheqerin. Trazoj brumin (ilaçin). Trazoj miellin (misrin).
  • 2. Përziej dy lëndë të ndryshme njëra me tjetrën; përziej bashkë e ngatërroj gjera të ndryshme; prish rendin a rregullin e diçkaje; ngatërroj. Trazoi dhentë me dhitë. Trazoi rërën me gëlqeren. Trazoj bojërat. Trazoi letrat. I trazoi plaçkat.
  • 3. Ngacmoj diçka, nguc; e prek me dorë a me diçka tjetër. Trazoj zjarrin. Trazoj prushin me mashë. Trazonte hundët. Mos e trazo plagën! Mos ma trazo këmishën!
  • 4. E shqetësoj dikë duke e prekur me dorë, duke i thënë fjalë që e mërzitin ose duke e tallur, nuk e lë të qetë; ngacmoj, ngas. Trazon fëmijët. Nuk të trazon njeri.
  • 5. fig. E shqetësoj dikë, e bëj merak; i prish qetësinë dikujt, e bezdis, e mërzit; i qepem pas dikujt për të marrë vesh diçka. Po ju trazoj pak. Mos e trazoni, se është i sëmurë!
  • 6. fig. Fut përçarje ose grindje ndërmjet dy a më shumë njerëzve; ngatërroj. Trazon botën (dynjanë). I trazoi të gjithë.
  • 7. fig. E turbulloj diçka, e bëj të errët e të paqartë, e ndërlikoj, e ngatërroj. Ia trazoi mendimet. I trazoi punët.
  • 8. bised. Prashit tokën e mbjellë për të dytën herë, e përziej. Trazojnë tokën.
  • 9. jokal. vet. veta III. Më përzien, më vjen të përzier. Po më trazon, më vjen për të vjellë.
  • Trazoi fjalë me dikë u zunë, u grindën. I trazoi gjakun e shqetësoi, i prishi gjakun. Trazon (shtyn, ngacmon) urët shih tek UR/Ë,~A II. S'lë gur pa trazuar (pa luajtur, pa kthyer) shih te LË.