trazohem
Appearance
TRAZOHEM vetv.
- 1. Ngatërrohem në një punë të papëlqyer; përzihem në punët e dikujt. Trazohet në punët e tjetrit. Nuk duhej të trazohej në atë çështje. Mos u trazo ti këtu.
- 2. Shqetësohem, bëhem merak për dikë a diçka; humb qetësinë, tronditem. Trazohet shumë për të tjerët. Mos u trazoni fare për mua!
- 3. vet. veta III. Bëhet më e turbullt diçka, pështjellohet; dalin pengesa e vështirësi të reja në një punë a në një çështje; ngatërrohet. Iu trazuan mendimet (kujtimet). U trazua gjendja. U trazuan keq punët.
- 4. vet. veta III. Turbullohet, prishet. U trazua moti.
- 5. Pës. e TRAZOJ.