trastë
Appearance
TRASTË f.
- Qese e madhe, e bërë prej pëlhure të trashë, prej doku, prej leshi etj., që ka një gjalmë a rrip për t'u varur në sup dhe që shërben për të marrë me vete bukën, sende ushqimore, veglat e punës etj.; një si thes i vogël me dy gjalma a dorëza; torbë. Trastë e madhe (e vogël). Trastë doku (bezeje, leshi, liri). Trastë shpine. Trastë gjahu. Trasta e bariut. Trasta e kalit (e tagjisë). Trasta e miellit. Me trastë në sup (krahëve). Lidhi trastën. E vuri në trastë. Vari trastën në gozhdë. I ka bërë xhepat si trastë.
- Nuk më hyn në trastë (në qese, në kut) diçka shih te HYJ. Me kokë (me krye) në trastë (në torbë, në thes) shih te TORB/Ë,~A. Ia lë në trastë dikujt shih te LË. Mori trastën (torbën) doli për të lypur, shkoi nëpër dyert e botës për të kërkuar; u bë lypës. Si trasta (si torba) në degë shih te DEG/Ë, ~A. Me trastë e me torbë me bollëk, sa të duash, pa asnjë kufizim; me të dy duart. Nuk ia vari trastën (torbën, kapistrën, kapistallin, këmborën, hejbetë) shih te VAR. E zgjidhi (e hapi) trastën (qesen, kuletën) shih te ZGJIDH. S'ka gjë në trastë (në torbë) shih tek TORB/Ë,~A. Nuk e ka trastën në kurriz shih te KURRIZ,~I. S'kishte ku i varej trasta shih te VAREM. Ia la në trastë dikujt shih te LË. Iu qep me bukë në trastë (në torbë) dikujt shih te BUK/Ë,~A. E vuri kokën (kryet) në trastë (në torbë) shih tek TORB/Ë,~A. E di Gjoni çfarë ka në trastë (në thes) fj.u. i di secili hallet e veta, e di i zoti ku i pikon çatia. Fjalë të mira e gurë në trastë (në torbë, në thes) shih te GUR,~I. Ruan me trastë e prish me thasë fj.u. kursen aty ku nuk duhet, nuk di ku të kursejë, është i shtrenjtë në krunde e i lirë në miell; harxhon më shumë se sa kursen.