Jump to content

trashëgoj

Nga Wiktionary

TRASHËGOJ kal.

  • 1. Marr si trashëgim një pasuri a diçka tjetër me testament pas vdekjes së dikujt, e bëj pronë timen diçka me anë të trashëgimisë, marr trashëgim. Trashëgoi shtëpinë nga i ati. Trashëgoi pasurinë.
  • 2. Marr e ruaj disa veti fizike a tipare të karakterit të prindërve ose të paraardhësve të tjerë, marr veti fizike e morale të paraardhësve. E trashëgon nga e ëma bukurinë. Fëmijët kanë trashëguar tiparet e babait.
  • 3. Marr ose kam të drejtë të marr pushtetin pas vdekjes së monarkut (sipas ligjeve në fuqi në shtetet monarkike). Trashëgoi fronin (pushtetin).
  • 4. Marr, ruaj, zhvilloj e pasuroj më tej një trashëgimi kulturore, artistike, shkencore etj., marr diçka nga e kaluara, nga kultura a nga jeta e brezave të mëparshëm; bëhem vijues i një veprimtarie të shquar, i një tradite etj. E kemi trashëguar nga e kaluara. Trashëgojmë traditat më të mira të të parëve.
  • 5. edhe jokal. bised. E kaloj jetën të gëzuar me gruan (ose me burrin) dhe me fëmijët; e gëzoj diçka gjersa të jem gjallë. Të rroni dhe të trashëgoni! ur. E trashëgofsh të ritë! ur. E trashëgofsh emrin! ur.