trashëgimtar
Appearance
TRASHËGIMTAR m.
- 1. drejt. Ai që trashëgon pasurinë a diçka tjetër pas vdekjes së pronarit; ai që ka marrë ose ka të drejtë të marrë nga prindi një trashëgim.
- 2. Ai që ka të drejt të marrë pushtetin në një shtet monarkik pas vdekjes së monarkut, sipas ligjeve në fuqi. Trashëgimtar i fronit.
- 3. Ai që trashëgon, ruan, zhvillon e pasuron një trashëgim kulturor, artistik, shkencor etj., duke e përkrahur atë; vazhdues i një veprimtarie të shquar. Trashëgimtarët e veprës së rilindësve.
- 4. bised. Fëmija, pasardhësi. Kam dy trashëgimtarë.