Jump to content

trashëgimi

Nga Wiktionary

TRASHËGIMI f.

  • 1. drejt. Kalimi me ligj a me testament i pasurisë së dikujt që vdes pasardhësve të tij; e drejta për të trashëguar një pasuri. Trashëgimi ligjore. Trashëgimi me testament. E drejta e trashëgimisë.
  • 2. biol. Aftësia e qenieve të gjalla për të ruajtur brez pas brezi ngjashmërinë e tipareve karakteristike dhe të funksioneve të organizmit. Teoria e trashëgimisë. Dukuria e trashëgimisë.
  • 3. shih TRASHËGIM,~I 3. Trashëgimi e pasur. Trashëgimia kulturore.