trash
Appearance
TRASH kal.
- 1. E bëj diçka të trashë a më të trashë se ç'është, e bëj më të gjerë në të gjithë gjatësinë e vet, i rrit gjerësinë ose vëllimin; zgjeroj; kund. holloj. I trashi degët. Trashe vijën! Trash fillin. Trash litarin.
- 2. E bëj më të trashë (zakonisht për lëngjet, duke i zier ose duke u shtuar diçka tjetër), trashoj; kund. holloj. Trash sherbetin (lëngun). Trash supën (gjellën, salcën).
- 3. E bëj më të theksuar, e bëj që të duket më qartë; kund. holloj. Trash ngjyrat e pikturës.
- 4. E bëj më të ulët, e bëj më të trashë (për zërin); kund. holloj. E trashi zërin.
- 5. fig., bised. E zmadhoj diçka, e paraqit më të madhe a më të vështirë nga ç'është në të vërtetë, e fryj. I trash gjërat ai.
- 6. fig., bised. E bëj më të rëndë, e thelloj më tej. E trashi gabimin.
- 7. fig., bised. E forcoj diçka, e bëj më të fortë; e teproj në diçka. E trashën miqësinë. E trashi hesapin. E trashi muhabetin.
- I trashën fjalët filluan të zihen, u acaruan. Të trash mendjen të mbush kokën me lloj-lloj gënjeshtrash, të çorodit.