trapit

Nga Wiktionary

TRAPIT I jokal.

  • 1. Kaloj nëpër shtigje të ngushta e dhiare, eci nëpër trape (në mal a në pyll); eci nëpër shtigje që e shkurtojnë udhën, shkoj rrugë e pa rrugë për të arritur më shpejt, i bie shkurt, pres shkurt. Trapiti sapo e lajmëruan erdhi shumë shpejt.
  • 2. Bredh poshtë e lart, shëtit a shkoj andej-këndej. Trapit gjithë ditën. Trapit andej-këtej. Nga trapit? Kush trapit shumë, mbetet pa punë. fj.u.
  • 3. kal. Kërkoj diçka a dikë andej-këtej, e kërkojnë çdo vend. Ku nuk e trapitën. E trapiti tërë ditën dhe s'e gjeti.

TRAPIT II kal.

  • Bëj gjedhen e një vepre artistike me baltë, me allçi, me laps etj., i jap trajtën e parë; bëj modelin, modeloj; përvijoj. Trapiti një shtatore.