Jump to content

transport

Nga Wiktionary

TRANSPORT m.

  • 1. Degë e ekonomisë që përfshin mbartjen e mallrave dhe lëvizjen e udhëtarëve nga një vend në një vend tjetër me automjete, me trena, me aeroplanë, me anije etj.; tërësia e mjeteve të tilla (si automobilat, trenat, aeroplanët, anijet etj.), me të cilat bëhet mbartja e mallrave dhe lëvizja e udhëtarëve. Transporti tokësor (ajror, detar, automobilistik, hekurudhor). Transporti i jashtëm (i brendshëm). Zhvillimi i transportit. Drejtoria e transportit. Punonjës të transportit.
  • 2. Mbartja e mallrave e lëvizja e udhëtarëve nga një vend në një tjetër me mjete të posaçme; transportim. Transport mallrash. Transporti i trupave. Transport me kafshë (me makinë, me qerre). Mjet transporti. Aeroplan transporti. Ndërmarrje transporti.