trampolinë
Appearance
TRAMPOLINË f.
- 1. Dërrasë e përkulshme, e mbërthyer nga njëra anë në një vend të lartë mbi det, mbi pishinë etj., që shërben për të kërcyer prej saj në ujë. Kërcim nga trampolina. Ngjitem në trampolinë. Hidhem nga trampolina.
- 2. fig. libr. Vend i përshtatshëm a pikëmbështetje, që shërben për të kryer një veprim, për t'u ngjitur shpejt në pozitë etj. Trampolinë për agresion. E përdorin si trampolinë. E ktheu në trampolinë.