Jump to content

tragë

Nga Wiktionary

TRAGË f.

  • 1. Vija që lë rrota e qerres në tokë. Traga e qerres. Shkoj (eci) pas tragës. Lë tragë. E gjej me tragë.
  • 2. Gjurmë (edhe fig.). Traga e gjakut. Eci pas tragës. I humbi traga. E humba tragën.
  • 3. Udhë e ngushtë dhe e vështirë në mal; dhiare, vragë. Tragë e fshehtë. Tragë e verbër udhë e ngushtë që herë shquhet e herë humbet e nuk duket fare. Tragë mali. Humbi tragën.
  • 4. fig. Drejtimi, që merr një punë, një ngjarje etj. rrugë. S'di ç'tragë do të marrë. E futi në tragë.
  • 5. Mend; mendje. Njeri me tragë. S'ka tragë. I iku traga.
  • Nuk ka tragë të... nuk ka ndër mend... (të bëjë një punë, të niset etj.).