traditë

Nga Wiktionary

TRADITË f.

  • 1. kryes. Pasuri shpirtërore, pikëpamje, zakone, virtyte etj. që janë formuar historikisht në jetën e një populli dhe që ruhen, trashëgohen e zhvillohen më tej si një thesar i çmuar nga njëri brez në tjetrin. Traditat kombëtare. Traditat patriotike (luftarake, revolucionare). Tradita të larta (të lavdishme). Traditat e së kaluarës. Ruajmë (trashëgojmë) traditat. Zhvillojmë traditat më të mira.
  • 2. Zakon që është krijuar për të bërë diçka, diçka që ngulitet duke u përsëritur vazhdimisht. Tradita e përkujtimit të ngjarjeve të luftës Nacional Çlirimtare. Tradita e festimit të Vitit të Ri. Tradita e aksioneve. Është bërë traditë. Hyri si traditë. Krijohet tradita. E thyen traditën e keqe. Për traditë.
  • 3. Përvojë e pasur dhe e mirë në jetën e në punën e një institucioni, e një ndërmarrjeje etj., që është trashëguar nga njëri brez në tjetrin dhe që është çuar e zhvilluar më tej. Shkollë (uzinë) me tradita të mira. Familje me tradita. Ka tradita.