tradhtoj
Appearance
TRADHTOJ kal.
- 1. Dal kundër atdheut, popullit etj., duke u bashkuar me armikun, duke bashkëpunuar me të ose duke bërë punën e tij; bëhem armik duke kryer veprimtari spiunazhi kundër popullit a vendit tim, duke nxjerrë me dashje të fshehta të rëndësishme, duke u arratisur në një vend tjetër etj.; nuk i qëndroj besnik një çështjeje të madhe, shkel betimin a thyej besën. Tradhtoi atdheun. Tradhtoi revolucionin. Tradhtoi klasën punëtore.
- 2. Shkel besën a fjalën e dhënë; e pres në besë dikë, i dal bese. S'e tradhton mikun e vet. I dhe besën, mos e tradhto!
- 3. Nuk i qëndroj besnik bashkëshortit a të dashurit, shkel besën a besnikërinë bashkëshortore.
- 4. Tregoj ose shpreh padashur në fytyrë, në sjellje etj., atë që mendoj a që ndiej, zbuloj në mënyrë të pavullnetshme diçka që duhej ta mbaja të fshehtë. E tradhtoi fytyra (zëri). E tradhtuan lotët. E tradhtoi veten.