tradhtar
Appearance
TRADHTAR m.
- 1. Ai që del kundër atdheut, popullit etj., duke u bashkuar me armikun, duke bashkëpunuar me të ose duke bërë punën e tij; ai që bëhet armik, duke kryer veprimtari spiunazhi kundër popullit a vendit të vet, duke nxjerrë të fshehta të rëndësishme, duke u arratisur në një vend tjetër etj.; ai që nuk u qëndron besnik parimeve, ideve a një çështjeje të madhe; ai që shkel betimin, ai që tradhton. Tradhtarët e popullit (e atdheut). Tradhtarët e klasës punëtore.
- 2. Ai që shkel besën a fjalën e dhënë; ai që pret dikë në besë. Tradhtar i mikut të vet.
TRADHTAR mb.
- Që ka tradhtuar; që është karakteristik për tradhtarin, prej tradhtari; që përbëhet nga tradhtarë; që bëhet me tradhti. Qëndrim tradhtar. Politikë tradhtare. Mbledhje tradhtare. Grup tradhtar. Në mënyrë tradhtare.