toskë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TOSKË f. etnogr.

  • Banor vendës i krahinave jugore të Shqipërisë, përafërsisht që nga lumi Shkumbin e poshtë; ai që e ka prejardhjen nga këto krahina. Toskë dhe gegë vëllezër jemi. Hajde toska i vogël drodhe mal e kodër!

TOSKË mb.

  • Që lidhet me krahinat jugore të Shqipërisë ose me banorët e këtyre krahinave, që është karakteristik për këto krahina ose për banorët tyre; që është krijuar nga banorët e këtyre krahinave. Dialekti toskë. Të folmet toske. Veshje toske.