torturoj
Appearance
TORTUROJ kal.
- 1. E mundoj dikë me mjete e me mënyra të ndryshme për ta detyruar të flasë, të tregojë të fshehtat, të nënshtrohet, të zbulojë fajin dhe bashkëfajtorët etj.; e rrah keq dikë, e lë pa ngrënë pa gjumë; i ngacmoj plagët, e gjymtoj etj. për të arritur këto qëllime; sfilit. I torturuan për vdekje, por ata nuk treguan;
- 2. fig. E mundoj shumë dikë, e lodh, e sjell poshtë e përpjetë pa i mbaruar punë. Pse e torturuan kot!
- 3. fig. E mundoj shumë dikë shpirtërisht, e bëj të vuajë jashtë mase, sfilit. E torturonte dyshimi se... Kjo gjendje më torturon.