torturë

Nga Wiktionary

TORTURË f.

  • 1. Dhunë e rëndë trupore a mundim me mjete e me mënyra të ndryshme, që i bëhet dikujt për ta detyruar të flasë, të tregojë të fshehtat, të nënshtrohet, të mbulojë fajin dhe bashkëfajtorët etj.; rrahjet, lënia pa ngrënë e pa gjumë, ngacmimi i plagëve etj., që përdoren për këto qëllime; sfilitje. Tortura çnjerëzore. Torturë e egër (mizore). I bënë tortura e torturuan. U qëndroi torturave. Vdiq nga torturat.
  • 2. fig. Vuajtje e padurueshme shpirtërore, që na mundon shumë; gjendje morale e shpirtërore shumë e rëndë, që shkaktohet nga një vuajtje e madhe, nga një gjendje pasigurie etj., sfilitje shpirtërore.