topolak
Appearance
TOPOLAK mb.
- 1. I shëndoshë e i mbushur në fytyrë e në trup, buçko, rrumbullak (zakonisht për fëmijët dhe për njerëzit me trup të shkurtër). Fëmijë topolak. Vajzë (nuse, grua) topolake.
- 2. I mbushur me tul (për fytyrën, për duart etj.). Me duar topolake. Me trup topolak.
- 3. Që i ka kokrrat të dendura e të ngjeshura njëra me tjetrën (për rrushin). Rrush (vesh rrushi) topolak.
- 4. përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Këndonin (luanin) topolakët! Topolaku i babait!