topitem
Appearance
TOPITEM vetv.
- 1. vet. veta III. I mpihet tehu; i trashet a i prishet tehu; çmprehët. Është topitur sëpata (kosa).
- 2. Më pritet hovi nga diçka, filloj të ngurroj a të tërhiqem (nga një fjalë, nga një sjellje etj.); mbetem si i ngrirë, pritem, shtangem. Mos u topitni!
- 3. Lodhem, këputem; plogështohem (nga punët, nga gjumi etj.).