topit

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TOPIT kal.

  • 1. Mpij tehun e një prese; i trash a i prish tehun; çmpreh. E topiti sëpatën (thikën).
  • 2. I pres dikujt hovin, e ndrydh, e bëj të ngurrojë për një vendim që ka marrë, duke i thënë diçka që i prish mendjen, duke i futur frikën etj.; e bëj të tërhiqet për diçka, e frenoj. E topiti fëmijën.
  • 3. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më lodh, më këput; më plogështon (gjumi etj.). E topiti gjumi. E topitën punët e shtëpisë.