Jump to content

top

Nga Wiktionary

TOP m.

  • 1. usht. Armë e rëndë zjarri, me grykë të gjatë e të gjerë, që përdoret në luftë për të hedhur larg predha të mëdha. Top kundërajror. Top kundërtank. Gryka e topit. Shtrati i topit. Qitje me top. Një breshëri topash. Mbush (zbraz) topin. Gjëmojnë topat. Gjuaj (shtie) me top. I ra (e rrahu) me top e qëlloi me artileri.
  • 2. Rruzull me madhësi të ndryshme, zakonisht prej llastiku e i mbushur me ajër, që kërcen kur e goditim ose kur përplaset në një vend të fortë dhe që përdoret për të luajtur. Top llastiku (plastike). Top lecke. Top futbolli (basketbolli, volejbolli). Top tenisi. Top hokei. Top pingpongu. Top fëmijësh. Top dore (këmbe). Topa me ngjyra. Lojërat me top. Luaj me top. Hedh (gjuaj) topin. Iu shpua (u shfry) topi. Kërcen si top. Është si top është i shëndetshëm, është me fytyrë të mbushur e topolak (zakonisht për fëmijët).
  • 3. Lëmsh nga një lëndë e butë ose e shkrifët. Top dëbore. Top balte. Top brumi.
  • 4. Një sasi stofi, pëlhure, letre, duhani etj., që mbështillet rrumbullak ose lidhet dëng për ta mbajtur më mirë. Një top letër (karton). Dy topa stof (basmë, beze, fanellatë). Top pambuku. Top duhani. Bleu një top shkrepse.
  • 5. Shirit a rrip i gjerë në pëlhurën e mëndafshtë, që bëhet gjatë endjes me ngjyrë tjetër ose me fill të ndryshëm nga tjerri. Top i kuq (i zi, i gjelbër). Pëlhurë me topa.
  • 6. si ndajf. Të gjithë së bashku, bashkë, tok; lëmsh, shuk. Erdhën top. Jemi top. E mblodhi peshqirin top.
  • 7. si ndajf., bised. Përfundimisht, plotësisht, krejtësisht; menjëherë, si i vdekur, në vend. E mblodhi (e ndau) mendjen top. Iu mbush mendja top. E bëri mendjen top vendosi përfundimisht për diçka. I është bërë mendja top i është mbushur mendja përfundimisht për diçka. Ra top në gjumë. Ra top në tokë. E la top e vrau me një të goditur. Mbeti top në vend ra e vdiq menjëherë.
  • U bë top (toka etj.) ngriu nga të ftohtët, u bë akull. I ra me top
  • a) e zgjidhi shpejt e me guxim diçka;
  • b) e shkatërroi përfundimisht. Është tapë topi (tapë) thjeshtligj., tall. shih tek TAP/Ë,~A. Mish për top keq. ushtarë që dërgohen me forcë nga qeveritë e vendeve borgjeze për t'u vrarë në luftëra pushtuese e grabitqare. Topi s'na ndan shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin, kemi shoqëri të ngushtë e të pastër, s'na ndan dot asgjë. T'u bëftë pushka top! ur. t'u rritshin fuqitë e fitofsh (për dikë që shkon në luftë kundër armikut, në kufi për mbrojtjen e atdheut etj.). Ja hop, ja top (hop, top) shih te HOP. Është hop top shih te HOP. Është top sheqeri shih te SHEQER, ~I. S'e luan (s'e tund) (as) topi
  • a) pikërisht ashtu është, është shumë e sigurt dhe e vërtetë;
  • b) nuk e lëviz dot njeri nga një vend, nga një punë etj., ka zënë vend mirë, s'e luan dot. E ka mendjen top e ka mendjen të kthjellët, me gjithë moshën e kaluar. S'të lënë topat të dëgjosh dyfekët fj. u. kur të zë një e keqe e madhe, i harron hallet e tjera më të vogla.