Jump to content

tokmak

Nga Wiktionary

TOKMAK m.

  • 1. Vegël e madhe, që përbëhet prej një cope trungu të rëndë e prej drurësh të mbërthyer paralel në dy anët e tij dhe që përdoret për të thyer plisa në arë, për të ngjeshur dheun etj. Koka e tokmakut. Shtypin (rrahin, sheshojnë) tokën me tokmak.
  • 2. Çekan i madh hekuri që përdoret për të thyer gurë; çekan i madh prej druri, që përdoret për t'i rënë pykës kur çajmë dru, për të thyer plisa etj.; vare. Thyejnë gurët me tokmak.
  • 3. Dru i rëndë, i rrumbullakët dhe i gdhendur, me të cilin qeleshepunuesi i bie dredhës së harkut kur lënuret leshi. E rreh me tokmak.
  • 4. Çekan i madh druri që përdor samarpunuesi maj.
  • 5. Dorëz a goditëse e metaltë, e vendosur në derë, që shërben për të trokitur. Trokiti me tokmak. I ra tokmakut.
  • 6. Kupac për të shtypur hudhra, arra etj. I shtypi në tokmak.