tokësor

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TOKËSOR mb.

  • 1. Që ka të bëjë me Tokën si planet, që i përket Tokës, i Tokës. Lëmshi tokësor. Koria tokësore. Rrethi tokësor. Gjysmërruzujt tokësorë. Tërheqja tokësore.
  • 2. Që ka të bëjë me tokën, e cila punohet dhe mbillet me bimë bujqësore, që i përket kësaj toke; që ka të bëjë me vendin; të cilin e ka dikush dhe e përdor për diçka. Prona tokësore. Renta (taksa) tokësore.
  • 3. Që jeton, që lëviz a që ndodhet në tokë; që bëhet me anë të tokës, që bëhet në tokë a nëpërmjet tokës. Forca tokësore. Sulm tokësor. Mjete tokësore. Transporti tokësor. Me rrugë tokësore.
  • 4. Që ka të bëjë me një vend a truall të caktuar, që i përket një territori të caktuar a që lidhet me të; territorial. Tërësia tokësore. Hapësira tokësore. Ujërat tokësore. Paprekshmëria tokësore.
  • 5. Që lidhet me koren e tokës në tërësi a në një pjesë të caktuar. Lëkundje tokësore. Shkarje (shembje) tokësore.
  • 6. Që i takon botës sonë, që është i botës reale; që është marrë nga jeta, që pasqyron jetën dhe i përgjigjet së vërtetës, që është a që bëhet si në jetë, jetësor. Heronj tokësorë. Ndjenja tokësore. Jetë tokësore.