togfjalësh

Nga Wiktionary

TOGFJALËSH m.

  • Njësi sintaksore që merr pjesë në ndërtimin e fjalisë dhe që përbëhet, nga dy a më shumë fjalë kuptimplota, të cilat kanë lidhje të ngushta gramatikore e kuptimore me njëra tjetrën (p.sh. detyra të mëdha, bukë gruri, dy nxënës, mot me diell, shumë ditë etj.). Togfjalësh i thjeshtë (i përbërë). Togfjalësh nënrenditës (bashkërenditës, këpujor). Togfjalësh me (pa) parafjalë. Togfjalësh i qëndrueshëm (i pandashëm, i lirë). Togfjalësh emëror (mbiemëror, foljor, ndajfoljor). Togfjalësh përcaktues (thirror). Togfjalësh i varur (i pavarur).