Jump to content

toç

Nga Wiktionary

TOÇ m.

  • 1. Kalli i vogël misri; kalli i parritur i pazhvilluar mirë. Misri kishte bërë ca toça. Mblodhën ca toça.
  • 2. Pjepër a shalqi i vogël. Këputi një toç.
  • 3. Kokë lakre a sallate, zakonisht e vogël.
  • 4. fëm. Kokë. Iu vra toçi. E ka toçin të madh (të vogël).
  • 5. Pjesa e kokës që duket kur bien flokët, tepja e kokës pa flokë; tullë. Toçi i kokës. I dukej (i doli) toçi.
  • 6. përd. ndajf. Duke ethur a duke rruar të gjithë flokët e kokës gjer në rrënjë; pa flokë. U qeth toç. E ka (e bërë) toç kokën.
  • 7. përd. mb. fig. I lehtë nga mendja, torollak. Djalë (plak) toç.