Jump to content

tjegull

Nga Wiktionary

TJEGULL f.

  • Pllakë e hollë, zakonisht e përkulur, që bëhet prej deltine e të ngjeshur mirë e të pjekur në një furrë të posaçme dhe që përdoret për të mbuluar çatitë e ndërtesave. Tjegulla me veshë. Furrë (fabrikë) tjegullash. Ngjyrë, tjegulle ngjyrë e kuqërremtë. çati me tjegulla. U thyen tjegullat. E poqi peshkun në tjegull.
  • E bëj tjegull diçka e thaj shumë diçka, e thaj krejt; e pjek më shumë se sa duhet (për duhanin, për bukën etj.). S'ka tjegull mbi kokë (mbi krye) dikush, s'ka shtëpi, ku të banojë, s'ka çati mbi kokë. I vjen tjegulla përqark (vërdallë) dikujt nuk di nga t'ia mbajë, i vjen mendja vërdallë.