Jump to content

tirk

Nga Wiktionary

TIRK m.

  • 1. Shajak i bardhë zakonisht i hollë, që përdoret për të bërë kallca; kofsharë etj. Bëri ca tirq. Preu tirkun për kofsharë.
  • 2. kryes. Çorape burrash të gjata, zakonisht të bardha, pa shputën e këmbës, të bëra prej shajaku a të thurura prej leshi; kallca. Veshi tirqit.
  • 3. vet. Pantallona prej shajaku për burra, zakonisht në ngjyrë të bardhë a të zezë, të ngushta pas trupit e pas këmbëve, të qëndisura me gajtanë rreth xhepave dhe në fund.