tipik

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TIPIK mb.

  • 1. Që mund të mbahet si përfaqësues i grupit të vet, që ka a që mishëron në vetvete veçoritë kryesore dalluese të grupit të vet, që përbën një tip. Vend tipik. Qytet tipik. Shtëpi tipike. Fytyrë tipike.
  • 2. Që karakterizon një tip; që del i natyrshëm nga rrethanat, që në rrethana të njëjta e ndeshim shpesh, i zakonshëm. Gabime tipike. Shembull (rast) tipik. Rrethana tipike.
  • 3. let., art. Që mishëron artistikisht veçoritë e përbashkëta e më thelbësore të një grupi shoqëror, të një klase, të një kombi a të dukurive në një periudhë të caktuar historike, që bëhet përfaqësues i tyre. Hero tipik. Personazhe tipike në rrethana tipike.