tingëllon

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

TINGËLLON jokal.

  • 1. Lëshon a nxjerr tingull, zakonisht të hollë e të kumbueshëm kur e godasin me diçka, jep tingull. Tingëllon kambana (zilja). Tingëllojnë gotat. Tingëllojnë shpatat.
  • 2. Nxjerr tingull një vegël muzikore kur i biem a kur luajmë me të. Tingëllon kitara (mandolina). Tingëllon pianoja.
  • 3. Kumbon e përhapet në ajër, dëgjohet (për, tinguj të ndryshëm). Tingëllon zëri.
  • 4. Bën një tingull të hollë e të zgjatur, dëgjohet një zë. Më tingëlloi veshi.
  • 5. gjuh. Ka një tingëllim të caktuar. Kjo fjalë tingëllon (nuk tingëllon) bukur.
  • 6. fig. Shfaqet e pasqyrohet në tingujt e zërit të tij gjatë fjalëve e gjatë këngës, del, duket; shprehet përmbajtja e diçkaje; përhapet me forcë. Tingëllon mirë (bukur, keq). Tingëllon me dashuri (me dhembshuri). Tingëllon si thirrje (si kushtrim).