tingëllim
Appearance
TINGËLLIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes TINGËLLON.
- 2. Tingull i hollë e i kumbueshëm, të cilin e lëshon diçka kur e godasim ose një vegël muzikore kur i biem. Tingëllimi i mandolinës (i kitarës). Dëgjohej tingëllimi i ziles (i kambanës, i çangës).
- 3. gjuh. Mënyra si tingëllon një fjalë; tërësia e tingujve nga të cilët përbëhet një fjalë, veshja tingullore e fjalës.