tij
Appearance
TIJ pron.
TIJ (e), ( me emra të pashquar të TIJ).
- 1. Që i përket atij, pronari i të cilit është ai, që e ka ai për vete. Shtëpia e tij. Libri (lapsi) i tij. Kostumi i tij. Këpucët e tij.
- 2. Që ka të bëjë me atë, që ka lidhje të ngushta gjaku, farefisnie a ndonjë lidhje tjetër me atë. Babai (gjyshi, djali, vëllai, nipi) i tij. Nëna (motra, tezja, kushërira) e tij. Fqinjët e tij. Drejtori (përgjegjësi, mësuesi) i tij. Nxënësit (studentët) e tij.
- 3. Të cilit i përket edhe ai, pjesëtar i të cilit është edhe ai, në të cilin bën pjesë edhe ai; që e drejton ai, në krye të të cilit është ai. Qyteti (fshati) i tij. Vendi i tij. Atdheu i tij. Brezi i tij. Moshatarët e tij. Në kohën e tij. Sektori i tij. Brigada e tij.
- 4. Që e ka ai, që është tek ai; që e dallon atë, që i përket atij dhe që e karakterizon atë; që lidhet me atë, që është a që bëhet për atë. Trupi (shtati) i tij. Sytë (flokët) e tij. Zëri i tij. Vullneti i tij. Nderi i tij. Dëshira e tij. Sëmundja e tij. Mosha e tij. Për të mirën e tij.
- 5. Që është përgatitur a është hartuar prej atij, që e ka bërë ose që e bën ai, që del a që krijohet së pari nga ai; që e ushtron ai. Tregimi (romani) i tij. Vepra e tij. Fjalimi i tij. Mendimi i tij. Ideja e tij. Qe gabimi i tij. Ishte nën kujdesin (nën mbikëqyrjen) e tij.
- 6. Që i pëlqen më shumë atij, që e do ose që e ka qejf më shumë se të tjerët. Kënga e tij. Gjella e tij. Sporti i tij.
- 7. si em. TIJ, ~I (i) m., TIJ, ~A (e) f. TIJ, ~TË (të) m., TIJA, ~T (të) f. Njeri i afërt, me të cilin ka lidhje gjaku, farefisnie ose lidhje të ngushta miqësie; njeri, të cilin e do dhe të cilit i beson shumë. Është një i tij. Erdhën të tijtë (të tijat). Fituan të tijtë.
- 8. si em. TIJA (e) f. TIJAT (të). Dëshira e vullneti i atij, ajo që do ai; ajo që e dallon a që e karakterizon atë; diçka që është veti e tij a ves i tij; diçka që mendon a kërkon ai ose që ka bërë ai. Bëri të tijën. Vijon të tijën. Ngul këmbë në të tijën. S'heq dorë nga e tija. Do t'i shkoj gjithnjë e tija. I ranë të tijat. Ka edhe ai të tijat.
- 9. Përd. em. sipas kuptimeve 1-6 të përemrit pronor.
- Erdhi dita e tij shih te DIT/Ë,~A. Bufi mburr zogjtë e tij iron. shih te BUF,~I.