Jump to content

tigan

Nga Wiktionary

TIGAN m.

  • Enë e metaltë, e rrumbullakët, me fund të sheshtë, me buzë të ngritura dhe me një bisht të gjatë, që përdoret për të skuqur vajin a gjalpin, qepën, mishin, vezët etj. Tigan i vogël (i madh). Tigan alumini (bakri). Skuq në tigan. Vuri tiganin në zjarr.
  • Djalë (vajzë) tigani mospërf. djalë i përkëdhelur dhe i rritur me të gjitha të mirat. Fundi i tiganit (i kusisë) tall. shumë i zi (për një njeri). Përpëlitet (cëritet) si petulla në tigan shih te PETULL,~A. Është mësuar me vezë në tigan është rritur me të gjitha të mirat, ka bërë jetë të rehatshme e pa vështirësi, nuk është i kalitur në jetë. Peshku në det tigani në zjarr fj. u., iron. shih te PESHK, ~U. Urtë e butë e plot tigani fj.u. iron. shih tek URTË.