Jump to content

tifo

Nga Wiktionary

TIFO f. mjek. veter.

  • Sëmundje ngjitëse, e cila shkaktohet nga një mikrob që hyn në organizëm me anë të ujit të papastër, të ushqimeve etj. Tifoja e zorrëve tifo që shkakton plagë në zorrë. Tifoja e morrit tifo që shkaktohet nga pickimi i morrit të kuq dhe që shfaqet me disa njolla të kuqe në trup. Mikrobi i tifos. Vaksina kundër tifos. E zuri tifoja. Iu ngjit tifoja. I sëmurë nga tifoja.