thundër

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

THUNDËR f.

  • 1. Pjesë e brirtë në fund të këmbëve të disa gjitarëve, thua i madh që kanë në këmbë kuajt dhe ripërtypësit. Me thundër të sheshtë (të pjerrët). Kockat e thundrës. Tabani i thundrës. Kyçi i thundrës. Kafshë me një thundër (me dy thundra). Nguli thundrat. Rrihte tokën me thundra.
  • 2. spec. Fundi i gjerë i diçkaje, mbi të cilin mbështeten pjesë të tjera të saj; pjesa e një pajisjeje, e një vegle etj., që shërben si bazë për pjesët e tjera. Thundër e pa lëvizshme.
  • 3. fig. keq. Zgjedhë e rëndë, sundim i egër; shtypje. Thundra fashiste. Thundra e bejlerëve (e feudalëve, e kapitalit). Ra (është, vuan, lëngon) nën thundrën e pushtuesve. U çlirua (shpëtoi) nga thundra e egër.
  • Ra në thundër u pengua e gati sa s'ra, u pengua keq (për, kalin etj.). I ktheu thundrat (potkonjtë, këpucët, këmbët) nga dielli përb. shih te DIELL,~I. I vajti thundra në qafë shih te QAF/Ë,~A. Thundër mushke bot. thundërmushkë.