Jump to content

thoi

Nga Wiktionary

THOI m.

  • 1. Shtresë e hollë mbrojtëse prej lënde të brirtë, të fortë e gjysmë të tejdukshme, që është e lidhur fort me mishin dhe që mbulon majat e gishtërinjve të duarve e të këmbëve të njeriut. Me thonj të gjatë (të paprerë). Thoi i gishtit të madh. Prerëse thonjsh. Iu rritën thonjtë. Pres thonjtë. E gërvishti (e kroi) me thonj. Eci mbi thonj eci në majë të gishtave. I nguli thonjtë. I vuri thonjtë në grykë e zuri për gryke i shtrëngoi grykën me gishtërinj a me duar për ta mbytur.
  • 2. Pjesa e brirtë në fund të gishtave të disa shpendëve e kafshëve, kthetër, çapua; bised. thundër kafshësh. Thonjtë e pulës. Thonjtë e bufit. Thonjtë e maces. Ia nguli thonjtë. I ranë thonjtë kalit.
  • 3. vet. fig. keq. Zgjedhë shumë e rëndë, shtypje e padurueshme nga një njeri mizor, nga një grup njerëzish gjakatarë, nga një sistem shoqëror shfrytëzues nga ligje, zakone a pikëpamje prapanike e të rënda etj.; rrezik ose kërcënim i madh nga diçka; kthetra. Në thonjtë e imperializmit. Në thonjtë e bejlerëve (e çifligarëve, e tregtarëve, e xhandarëve). Në thonjtë e kanunit. Ra në thonjtë e dikujt a të diçkaje. E shpëtoj nga thonjtë e armikut (e vdekjes). E futi ndër thonj dikë. I hodhi thonjtë. I futi (i nguli) thonjtë dikujt. Zgjati thonjtë.
  • Deri në thonj shumë, në shkallën më të lartë. Nën thua fshehurazi, në mënyrë të fshehtë, tinëzisht. I ranë thonjtë dikujt
  • a) i ngrinë duart a këmbët nga të ftohtët; iu thanë;
  • b) u lodh shumë, u dërrmua në punë, u rraskapit;
  • c) mospërf. s'ka më fare fuqi, s'është më ai që ka qenë, s'ka më pushtet, forcë, pasuri etj.; ç) mospërf. vdiq, ngordhi. Më ra për thonjsh më ngrinë duart a këmbët, m'u thanë duart a këmbët nga të ftohtët. I dha thonjtë dikujt keq. e dëboi, i dha duart. Është me thonj dikush keq.
  • a) ka fuqi për të të bërë keq, për të të dëmtuar, është i rrezikshëm;
  • b) është vjedhës, ka dorë. E ka në (për) thua e ka zakon, është mësuar të veprojë, të sillet etj. në atë mënyrë që e prisnim; është mësuar me diçka, është e zakonshme për të. S'ka thonj mospërf. s'ka fuqi të të bëjë keq. Që nga koka deri te thonjtë (te thembrat) shih te KOK/Ë,~A. Kruan thonjtë tall. shih te KRUAJ. Merr (zë) në thua
  • a) pengohet duke ecur;
  • b) gabon në veprimet e tij. Ia preu thonjtë dikujt
  • a) e bëri të pafuqishëm për të dëmtuar, e bëri të parrezikshëm;
  • b) e detyroi të mos vidhet, e dënoi vjedhësin. Qelb nën thua shih te QELB,~I. Qoftë edhe një thua sadopak, qoftë edhe fare pak. I janë rritur (i janë zgjatur) thonjtë keq.
  • a) e ka marrë veten, është bërë i fuqishëm e mund të të dëmtojë, është bërë i rrezikshëm;
  • b) ka filluar të vjedhë, është bërë hajdut. Me thonjtë e bufit shih te BUF,~I. Me thonjtë e duarve me mundime të mëdha dhe pa ndihmën e kurrkujt, me punën dhe me djersën e vet, me duart e veta. Me thonj me dhëmb keq. shih te DHËMB,~I. E vë në thua dikë, s'e quan fare për gjë dikë, s'pyet fare për të, as e llogarit. Për të zezë të thoit për pak, për një qime, për fije. Sa e zeza e thoit është pak, një çikë, një grim. S'i del gjë prej thonjve është shumë dorështrënguar. E hap dheun me thonj bën çmos për të arritur diçka, bën përpjekje shumë të mëdha. Janë si mishi me thuan (me kockën) shih te MISH,~I. I ka thonjtë pa hequr keq. vjedh, vijon të vjedhë. E ka thuan të keq keq. vjedh, ka dorë. E ka thuan të mirë nuk, vjedh, si trazon dora, nuk ka dorë. I ka thonjtë të prerë dikush
  • a) mospërf. s'ka fuqi të të bëjë keq; s'ka forca të të dëmtojë; s'të bën dot asgjë;
  • b) nuk vjedh më. Nuk i la baltë nën thua dikujt shih te BALT/Ë,~A. Që (sa) të lësh thonjtë shumë e shijshme, që të pëlqen pa masë, e mirë sa të lëpish gishtërinjtë (për ushqimet). S'ndahet mishi prej thoit fj.u. shih te MISH,~I. Shkojnë (janë) brisk e thua (thikë e brisk) shih te THIK/Ë,~A. Nuk i vjen (nuk i afrohet) as te thoi (te gishti) i këmbës shih te GISHT,~I. I vuri thonjtë (thikën) në grykë (në fyt) dikujt shih të GRYK/Ë,~A. S'të jep as një maje thoi (as një majë gjilpërë) shih te MAJ/Ë,~A. S'të jep as sa maja e thoit (as sa maja e gjilpërës) shih të MAJ/Ë,~A. Leshtë e ujkut, thonjtë e bufit fj.u. shih tek UJK,~U I. Nga maja e flokut te thonjtë e këmbëve shih te FLOK,~U. Të jep thonjtë e bufit për të të nxjerrë sytë keq. shih te SY,~RI. Lule thoi bot. shih te LUL/E,~JA. Qerja e thonjve mjek. shih te QER/E,~JA. Thua pule bot. shih THUAPUL/Ë, ~A.