Jump to content

thjesht

Nga Wiktionary

THJESHT ndajf.

  • 1. Jo me tjetër gjë, pa asnjë përzierje me lëndë të tjera, vetëm. Thjesht lesh (flori, ujë). Raki thjesht prej rrushi.
  • 2. Shkëputur a veçuar nga gjërat e tjera, pa u lidhur a pa u ndërthurur me diçka tjetër, vetëm. Me karakter thjesht politik (ekonomik, ideologjik). Çështje thjesht teknike (familjare).
  • 3. Pa shtuar asgjë pa u zgjeruar pa u thelluar më tej, pa dhënë asgjë të re, vetëm. Riprodhoi thjesht mësimin.
  • 4. Qartë, pa e ndërlikuar e pa e ngatërruar diçka. Shkruan (flet) thjesht. E shtroi çështjen thjeshtë e shkurt.
  • 5. Në mënyrë të thjeshtë pa e tepruar me gjëra të panevojshme që bien në sy, natyrshëm, ashtu si zakonisht. Vishet thjesht. Jeton thjesht.
  • 6. Pa u mburrur e pa u lëvduar, pa u mbajtur më të madh; në mënyrë të çiltër e të ngrohtë; miqësisht, shoqërisht. Sillet thjesht.