Jump to content

thirrje

Nga Wiktionary

THIRRJE f. sh

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve THËRRES, THIRREM. Thirrja e dëshmitarëve. Thirrja e konferencës (e kuvendit; e kongresit). Thirrja në ushtri. Thirrja në raport thirrja e dikujt para një organi epror, para një mbledhjeje etj. për të raportuar. Thirrje nën armë marrja e dikujt ushtar. I bëj thirrje ndërgjegjes (arsyes) së dikujt i drejtohem ndërgjegjes (arsyes) së dikujt.
  • 2. Grishje që i drejtohet popullit për një çështje të rëndësishme; kërkesë për të plotësuar ose për të bërë një gjë; dokumenti a shpallja, që përmban këtë grishje a kërkesë. Thirrje politike (luftarake). Thirrja e kongresit (e konferencës). Thirrje drejtuar gjithë popullit. Me thirrjen e parë. Punimi i thirrjes.
  • 3. usht. Përmendja e emrave të ushtarëve një për një, për të parë nëse janë të pranishëm. Thirrja e mbrëmjes. Erdhi me vonesë në thirrje.
  • 4. Zë e pasthirrma që nxjerrim kur shprehim me vrull një ndjenjë, një brohoritje; zë i fortë që nxjerr njeriu kur thërret, klithmë, britmë. Thirrje e fortë (e çjerrë, e tmerrshme). Thirrjet e turmës. Thirrje gëzimi (habie, admirimi). Lëshoi, (nxori) një thirrje. Dëgjohen thirrje.
  • 5. fig. Zhurmë që bëhet duke thirrur poshtë e përpjetë a duke folur vazhdimisht për një qëllim të caktuar; britmë.
  • 6. Letër e shkruar që i drejtohet dikujt e që përmban një lajmërim, një njoftim, një kumtim etj, për të. Thirrje telefonike. Fleta e thirrjes. Mori thirrjen.
  • 7. let. Fjalë që shkrimtari ua drejton dukurive të natyrshme, sendeve, lexuesve etj. dhe që përbëjnë një mjet poetik për të përforcuar shprehjen e ndjenjave.