Jump to content

therës

Nga Wiktionary

THERËS m.

  • 1. Ai që ther bagëti, kasap; vjet. ai që therte berrat për dasmë a për ndonjë gosti të madhe.
  • 2. vjet. Ai që zbatonte dënimin me vdekje që i ishte dhënë dikujt, duke i prerë kokën; xhelat.

THERËS mb.

  • 1. Që të dhemb shumë, që të sëmbon, që të çan, që të ther. Dhembje therëse;
  • 2. Që të pret, që të than, që të ther ( për erën, për të ftohtët etj.).
  • 3. Që të rrëqeth; i fortë dhe i mprehtë, i thekshëm (për zërin etj;). Me zë (me ton) therës. Klithmë (britmë, thirrje) therëse.
  • 4. Që të thumbon me forcë, që të prek a që të lëndon thellë; që të godet me forcë, fshikullues. Fjali (kritikë) therëse. Ironi (sarkazmë, tallje) therëse. E vërteta therëse.
  • 5. fig. Shumë i rëndësishëm shumë i mprehtë; shumë i ngutshëm, që s'duron asnjë zvarritje. Problem therës. Çështje therëse.
  • 6. fig. Që futet a që depërton thellë, që të shpon; i fortë e i mprehtë. Shikim therës. E vështroi me sy therëse.