Jump to content

thep

Nga Wiktionary

THEP m.

  • 1. Majë e mprehtë e një shkëmbi a e një mali; majë e mprehtë e diçkaje. Thepat e shkëmbinjve. Male me thepa. Gurë me thepa. U ngjit gërxheve thepave. Vrapoi thep më thep. I bëri një thep shkopit.
  • 2. usht. Majë prej metali në fund të tytës së një arme zjarri, të cilën, kur marrim shenjë, e vëmë në një vijë me shtjekëzën dhe me shenjën. Thepi i pushkës (i tytës). I lëviz thepi nuk mban mirë vijën e shënimit. Rrafshoj thepin me shtjekëzën shënoj duke i vënë në një vijë thepin, shtjekëzën dhe shenjën.
  • Shaka me thepa shaka që dëmton, shaka me thumba. Ia tha me thepa ia tha me qëllim të keq, për ta ngacmuar a për ta goditur.

THEP mb.

  • 1. I ashpër në të folur, që të ther me fjalë, që flet me thumba; që i pret goja, që e ka gjuhën brisk, i gatshëm për çdo përgjigje. Është thepe ajo.
  • 2. Që lëvizë shumë, që nuk zë vend; që i ngacmon e nuk i lë të qetë të tjerët, zevzek. Djalë thep. Vajzë thepe.