thelloj
Appearance
THELLOJ kal.
- 1. E ha a e gërryej në fund diçka, e bëj të thellë; e bëj më të thellë; e bëj me të thellë e bëj të futet përbrenda. Thelloj gropën (kanalin). Thellojnë portin. Ia thelloi rrudhat (të çarat)
- 2. E bëj më të errët, më të mbyllur a më të thellë (një ngjyrë). Thelloje të kuqen!
- 3. Bëj që diçka të marrë përpjesëtime më të mëdha, që të ketë shkallë më të lartë zhvillimi, përhapjeje etj., e bëj më të madh a më të theksuar, e shpie më thellë. E thelluan miqësinë. E thelloi kritikën. E thelloi gabimin. I thelluan mosmarrëveshjet. Thelluan rezultatin. sport. arritën fitore më të thellë.
- 4. E shqyrtoj dhe e studioj diçka nga të gjitha anët duke u futur në brendësi, duke e njohur e përvetësuar më thellë etj., e shpie më thellë. Thelloj studimin (analizën, shqyrtimin, përgjithësimin). Thelloj përvetësimin e një lënde.