thellohem
Appearance
THELLOHEM vetv.
- 1. vet. veta III. Hahet a gërryhet në pjesën e fundit a në shtratin e vet (një lumë, përrua etj.), bëhet i thellë; bëhet më i thellë; futet përbrenda. Është thelluar lumi. Iu thelluan rrudhat (të çarat). Iu thelluan sytë i janë futur shumë sytë në gropëzat. I janë thelluar faqet i janë futur brenda, i janë rrufitur faqet, është dobësuar.
- 2. vet. veta III. Bëhet më e errët, më e mbyllur a më e thellë (ngjyra).
- 3. vet. veta III fig. Merr përpjesëtime më të mëdha, bëhet më i madh a më i theksuar, bëhet më i thellë. U thellua miqësia. U thellua kriza. Ishte thelluar (përçarja).
- 4. fig. Hyjnë në brendësi a në thelb të diçkaje, duke e shqyrtuar dhe duke e studiuar nga të gjitha anët, e rrah mirë një punë, një çështje etj.; mendoj thellë, zhytem në mendime për diçka. Thellohem në studimin (në njohjen, në trajtimin, në analizën) e diçkaje.